Ballina Sport Futboll Kërkoi dyfishim të pagës, CR7 ka vendosur të largohet nga Reali

Kërkoi dyfishim të pagës, CR7 ka vendosur të largohet nga Reali

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit. Thuajse dy javë pas finales së Championsit dhe fjalëve të para që sinjalizonin lamtumirën e CR7, tashmë është një e përditshme portugeze, “Record”, ajo që rikthehet të flasë për të ardhmen e fenomenit portugez.

“Një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo aq nga aspekti ekonomik, sesa nga fakti që Florentino Perez nuk ka treguar ndonjë sinjal mirënjohjeje ndaj portugezit”. Ky është njoftimi shoqërues i të përditshmes portugeze, që tregon me fjalë të tjera se Ronaldo është ndierë i braktisur.

Portugezi ndoshta mund të ketë pritur më shumë “ledhatime” në ambientin e Realit. E pas një takimi me agjentin e tij, Jorge Mendes, Ronaldo ka kuptuar se pozicioni i Realit do të jetë ai i mbajtur gjatë muajve të fundit: një ngecje totale, asnjë lëvizje kundrejt tij dhe asnjë propozim për rishikimin e pagës, gjë që Ronaldo do ta lexonte si një vlerësim të merituar për performancat e tij.

Siç raporton “Marca”, ka qenë pikërisht rezultati i takimit mes agjentit Mendes dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez, ajo që provokoi edhe më shumë irritimin e Ronaldos. Në këtë takim, drejtori i “Los Blancos”-ve i ka komunikuar Mendesit se klubi nuk është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Cristianos, i cili donte të rishikonte pagën e tij aktuale prej 21 mln eurosh, ose më shumë sesa një rishikim një dyfishim. Ronaldo dëshiron të barazojë Messin (me 40 mln euro në vit), nga momenti që edhe Neymar i Paris SG-së përfiton tashmë një pagë prej 37 mln euro në sezon.

Sa i përket destinacionit të mundshëm, për portugezin mbeten të hapura dy opsione, Parisi ose Manchester United.

Exit mobile version