Kërkojeni ëmbëlsinë dhe qetësinë shpirtërore në jetën e kësaj bote në pesë gjëra:
1. Namazi i nënshtruar, në thënien e të Madhëruarit: “Me të vërtetë, kanë shpëtuar besimtarët – ata që janë të përulur në namazin e tyre.” [El-Mu’minun: 1-2]
2. Agjërimi në kohë të tjera përveç Ramazanit, në thënien e të Madhëruarit: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç ishte obligim edhe i atyre para jush, që të bëheni të devotshëm.” [El-Bekare: 183]
3. Nderimi i prindërve, në thënien e të Madhëruarit: “Dhe adhuroni Allahun e mos i bëni shok Atij dhe silluni mirë me prindërit.” (En-Nisa: 36)
4. Bamirësia dhe plotësimi i nevojave të njerëzve, në thënien e të Madhëruarit: “Vërtet, Allahu është me ata që i frikësohen Atij dhe me ata që bëjnë mirë.” [En-Nahl: 128]
5. Përmendja e Zotit, në thënien e të Madhëruarit: “Prandaj, më kujtoni Mua dhe Unë do t’ju kujtoj juve dhe më falenderoni Mua, dhe mos mohoni.” [El-Bekare: 152]
Nga: Hoxhë Korab Hajraj
