Ballina Artikuj “Këshilli i Myslimanëve Evropianë dënon aktin barbar të vrasjes së një të...

“Këshilli i Myslimanëve Evropianë dënon aktin barbar të vrasjes së një të riu mysliman në Francë”

Këshilli i Myslimanëve Evropianë

Deklaratë për Shtyp

Në emër të Këshillit të Myslimanëve Evropianë

Në një akt barbar dhe të neveritshëm, mëngjesin e së premtes, më 25 prill, një i ri mysliman, Ebu Bekër, humbi tragjikisht jetën. Ndërsa ishte duke u falur në mënyrë paqësore në xhaminë “Hadixhia” në fshatin La Grand-Combe, në rajonin Gard të Francës juglindore, ai u sulmua mizorisht dhe u ther mbi dyzet herë nga një agresor i udhëhequr nga urrejtja.

Sipas raportimeve mediatike, hetuesit kanë zbuluar një video të regjistruar nga vetë autori gjatë aktit, në të cilën ai fyente rëndë viktimën e plagosur dhe përdorte fyerje të ndyra ndaj Hyjnores.

Në këto momente të dhimbshme, Këshilli i Myslimanëve Evropianë, duke ndarë trishtimin e thellë me familjen e viktimës dhe duke i shprehur asaj ngushëllimet më të sinqerta, lutet që Zoti i Plotfuqishëm t’i dhurojë Ebu Bekrit mëshirën dhe faljen e Tij.

Në këtë kontekst, Këshilli thekson:

✅ Dënimin më të ashpër të këtij akti mizor, që mori jetën e një njeriu të pafajshëm në një vend adhurimi, të nxitur nga urrejtja dhe racizmi.

✅ Konsiderimin e këtij akti kriminal si një plagë e rëndë për zemrën e të gjithë myslimanëve, duke kërkuar një reagim të përbashkët nga të gjithë ata që besojnë në dinjitetin dhe shenjtërinë njerëzore, për ta dënuar me forcë dhe për të luftuar shkaqet e tij, në veçanti retorikën e urrejtjes dhe përjashtimit.

✅ Theksimin se islamofobia përbën një kërcënim serioz për paqen dhe harmoninë shoqërore; injorimi i saj do të sjellë pasoja edhe më të rënda.

✅ Thirrjen për bashkim në mbështetje të vlerave të bashkëjetesës paqësore, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Këshilli i Myslimanëve Evropianë fton të gjitha institucionet, organizatat dhe njerëzit e ndërgjegjshëm që të angazhohen në mbrojtjen e paqes dhe të promovojnë vlerat e respektit, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Këshilli i Myslimanëve Evropianë
27 Prill 2025

Exit mobile version