Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është planifikuar të mblidhet të dielën në përgjigje të sulmeve të fundit të Hamasit dhe bombardimeve të vazhdueshme izraelite të Gazës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Hamasit dhe ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të parandaluar një konflikt më të madh.
Guterres është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e civilëve dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. /mesazhi
