Populli palestinez trashëguan virtytin e butësisë nga pejgamberët.
Por, bota është bërë e egër përballë kësaj butësie.
Kur ata flasin për drejtësi, u mbyllet zëri.
Kur kërkojnë liri, u lidhen duart.
Kur mbrojnë fëmijët e tyre, quhen agresorë!
Megjithatë, zemrat që janë të lidhura me Allahun nuk thyhen kurrë.
Ata qëndrojnë, sepse e kuptuan fjalën e Allahut:
“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju do të jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran, 139)
Në një botë të egër, zemrat që ushqehen me iman, janë kështjella që nuk rrëzohen.
Dr. Zenel Hajdini
Titulli i vendosur nga redaksia Mesazhi
