Organizata izraelite për të drejtat e njeriut, Yesh Din, ka publikuar video nga sulmet vdekjeprurëse të kolonëve izraelitë mbi komunitetet palestineze në Kfar Malek dhe Taybeh, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Të paktën tre palestinezë u vranë në Kfar Malek, pasi më shumë se 100 kolonë izraelitë sulmuan fshatin, në prani të ushtarëve izraelitë. Ata dogjën shtëpi palestineze dhe hapën zjarr ndaj banorëve lokalë.
Më herët, kolonë me maska kishin djegur shtëpi dhe makina palestineze pranë nyjës së Taybeh-ut.
Pamjet nga kamerat e sigurisë në Taybeh tregojnë autorët duke folur hebraisht mes tyre, vëren Yesh Din.
“Nën miratimin e qeverisë dhe ushtrisë, dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor po bëhet çdo ditë më vdekjeprurëse,” thuhet në deklaratë.
“Kështu duket pastrimi etnik,” shton organizata. /mesazhi
