Ballina Sport Kështu duket stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja mes Maltës dhe Kosovës

Kështu duket stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja mes Maltës dhe Kosovës

Stadiumi kombëtar ‘Ta Qali’ në Valetta, do të jetë arena e ‘betejës’ shumë interesante mes Maltës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës me fillim nga ora 18:00 zhvillon ndeshjen e parafundit në ‘Grupin 3’ në Ligën D në cilësinë e mysafirit në Malta.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Ta Qali’, i cili numëron 17 mijë ulëse, shkruan lajmi.net.

Ky stadium daton nga viti 1981, ndërsa është rikonstruktuar me standardet e UEFA-s në vitin 2002.

Exit mobile version