Ai ishte me të vërtetën dhe nuk shqetësohej.
✍️- Pas atentatit të dështuar ndaj ish-Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak në Addis Ababa në vitin 1995, një delegacion i dijetarëve të lartë dhe sheikëve shkoi në Pallatin Presidencial në Kajro për ta përgëzuar atë që i mbijetoi sulmit.
Pas takimit publik, gjatë të cilit Shejh Sharavi mbajti fjalimin e tij të famshëm dhe të përhapur gjerësisht drejtuar Mubarakut, një përfaqësues nga Presidenca i kërkoi Shejh Gazaliut, Shejh Sharavit dhe Shejh Xhadel hak të prisnin në një dhomë në Pallatin Presidencial. Hosni Mubarak hyri dhe u ul pranë Shejh Gazaliut. Pas fjalëve të zakonshme të këndshme, Mubarak, duke vendosur dorën në gju, i tha Shejh Gazaliut:
👈- “Lutu për mua. Barra ime është e rëndë. Më duhet të ushqej shtatëdhjetë milionë njerëz çdo mëngjes.”
▪️ Shejh Gazali tha: “U habita kur e tha këtë. E pyeta: ‘Çfarë po thua?!'”
▪️ Mubaraku e përsëriti deklaratën e tij: “Më kërkohet të ushqej shtatëdhjetë milionë njerëz (egjiptian) çdo ditë…”
▪️Gazali thotë: “E gjeta veten në siklet, duke shpërthyer mbi të, duke i thënë: ‘Kush mendon se je?! A mendon se je Zot? A je i zoti ti ta ushqesh veten?!'”
▪️ Shejh Gazali thotë se e gjeti Mubarakun të shqetësuar dhe me fytyrën e tij të ndryshuar, i erdhi një ngjyrë tjetër në fytyrë. Mubaraku i tha Shejhit: “Ajo që nënkuptova ishte përgjegjësia që kam…”
👈- – Shejh Gazali tha: “Nuk e kisha dëgjuar siç duhet, kështu që vazhdova: ‘Çfarë përgjegjësie?!'” Përgjegjësia u takon atyre që janë të aftë, dhe të gjithë ne jemi në duart e Zotit. Mund të bësh shumë, shumë, dhe të lutesh, duke thënë: “O Zot, më ndihmo”, por nuk mund të thuash: “Unë i ushqej ata”, t’ja jepsh vetes këtë epitet.
▪️ Shejh Gazali tregon se Mubareku e vendosi dorën përsëri në gjurin e Shejhit dhe i tha: “Prit, Shejh Muhamed, prit. Ndoshta nuk më kupton.”
– El-Gazali u përgjigj: “Nuk është e rëndësishme që unë të kuptoj ty; e rëndësishme është që ti të më kuptosh mua.
Vëllai im dëgjo Kuranin çka thotë: “Dhe në qiell është furnizimi yt dhe ajo që të është premtuar. Dhe nuk ka krijesë në tokë që furnizimi i saj të mos jetë te Zoti.”
“A e ke menduar ujin që pi? A je ti që e zbrite nga retë, apo jemi Ne që e zbritëm? Nëse do të donim, do ta bënim të hidhur. Atëherë pse nuk je mirënjohës?”(El-Vakia:68).
👈- Presidenti Mubarek heshti dhe unë shikova fytyrën e tij të hutuar. Kuptova çfarë kisha bërë dhe erdha në vete. I shikova dy Shejhët, duke shpresuar se njëri prej tyre mund të më ndihmonte. E gjeta më të vjetrin nga të dy (Shejh Sharavin) që kishte mbështetur mjekrën në bastunin e tij dhe kishte mbyllur sytë. Më i madhi nga të dy (Shejh Xhadel hak, Imami i Madh i Az’harit) e mbështeti kokën prapa në sediljen e tij dhe i mbylli sytë pas syzeve gjysmë të errëta dhe gjysmë të bardha. Presidenti vazhdoi të fliste, duke kërkuar pothuajse falje për atë që kishte thënë dhe duke shprehur dakordësinë me vërejtjet e mia. Pastaj ai u ofroi disa fjalë mirësjelljeje secilit prej dy sheikëve.
Pastaj u ngritëm për t’u larguar dhe ai na shoqëroi deri te makina. Njëri nga shejhët u ul shpejt pranë shoferit, ndërsa tjetri u kthye për të hyrë nga dera pas shoferit. Unë isha më i ngadalti nga të gjithë, kështu që Presidenti eci pranë meje derisa arritëm te dera e makinës. U shtriva për ta hapur, por Presidenti ishte më i shpejtë dhe ma hapi. U përpoqa ta ndaloja, duke i kapur dorën dhe duke i thënë: “Ju lutem, z. President, mos e bëni.”
Ai tha: “Ky është vendi juaj, Shejh Muhamed (Gazali). Betohem në Zot, të dua, Shejh Muhamed. Lutu për mua.”
▪️ Hipa në makinë dhe ai e mbylli derën. Ai qëndroi në këmbë derisa makina filloi të lëvizte. Ai bëri shenjë lamtumire dhe makina u largua. Dy sheikët heshtën, pa thënë asnjë fjalë derisa i lamë njëri pas tjetrit. Pastaj shoferi më çoi në shtëpi.
▪️ Të nesërmen në mëngjes, Shejh Xhadel haj dhe Shejh Sha’ravi e thirrën Shejh Gazaliun, secili duke i thënë: “E ke përmbushur detyrën tonë, Shejh Gazali.”
Shejh Gazali ia tregoi këtë ngjarje Dr. Muhamed Salim al-Awa dhe e udhëzoi duke i thënë: “Dëgjo, Muhamed, mbaje mend këtë histori dhe mos e trego deri pas vdekjes sime. Shpresoj që ajo që i thashë këtij burri të peshohet në favorin tim në Ditën e Gjykimit dhe që disa nga ata që e dinë të ofrojnë një lutje për mua që do të më sjellë dobi kur të jem i ndarë nga familja dhe të dashurit e mi.”
Prof. ass. dr. Musa Vila
