Gjyqtari e pyet atentatorin e vrasjes së Presidentit të Egjiptit, Enver Sadat: Përse e vratë Sadatin?
Vrasësi: Sepse, ai është sekular!
Gjyqtari: Çfarë do të thotë sekular?
Vrasësi: Nuk e di!
* * *
Në rastin e tentativës për të vrarë shkrimtarin egjiptian, Nexhib Mahfudh, gjyqtari e pyet personin që e qëlloi me thikë Nexhib Mahfudhin: Përse e qëllove me thikë?
Terroristi: Për shkak të romanit të tij “Fëmijët e lagjes sonë”.
Gjyqtari: A e ke lexuar këtë roman?
Krimineli: Jo!
* * *
Një gjyqtar tjetër, pyet vrasësin e shkrimtarit tjetër egjiptian, Faraxh Fouda: Përse e vratë Faraxh Fouden?
Terroristi ia kthen: Sepse, ai është jobesimtar!
Gjyqtari e pyet: Nga e di ti, se ai është jobesimtar?
Terroristi ia kthen: Sipas librave të tij, që ka shkruar.
Gjyqtari i thotë: Në cilin libër të tij, e ke gjet se ai është jobesimtar?
Terroristi: Nuk i kam lexuar librat e tij!
Gjyqtari: Si?
Terroristi ia kthen: Unë nuk di të lexoj e as të shkruaj!
* * *
Po flasim për injorancën.
Kështu shoqëria jonë e paguan çmimin e injorancës!”
