Ballina Lajmet Kosovë Këta janë emrat e anëtarëve të bordit të Agjencisë së Akreditimit

Këta janë emrat e anëtarëve të bordit të Agjencisë së Akreditimit

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka ratifikuar propozimin për të emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditimit. Në këtë agjenci do të jenë nëntë persona në mesin e tyre edhe tre ekspertë ndërkombëtarë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se personat e përzgjedhur në këtë bord janë të përgatitur profesionalisht

“Bordi përbëhet prej nëntë anëtarë për një mandat prej pesë vitesh . Bordi në përbërjen e saj ka të dy gjinitë, ka persona që janë aktiv në punën akademike në arsimin e lartë dhe profesional brenda dhe jashtë Kosovës. Bordi e përbëjnë tre ekspert ndërkombëtar që nuk janë të punësuar në asnjë bartës të Arsimit të Lartë në Kosovë”, tha Bytyqi.

Nëntë personat e propozuar nga MASHT janë Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi- Lila, Magdalena Ziolo, Gazmend Luboteni, Herbert K. Amato, Xhavit Rexha, Jeffery Butel dhe Dukagjin Zeka.

Në mesin e nëntë anëtarëve të ratifikuar nga Qeveria e Kosovës, janë tre anëtarë, Gazmend Luboteni, Herbert K. Amato dhe Rozafa Koliqi- Lila të cilët u kanë takuar edhe përzgjedhjes së kaluar për të qenë anëtarë të bordit të AKA-së.

Gazeta Jeta në Kosovë, pati raportuar se eksperti i huaj Herbert K.Amato ka qenë pjesë e bordit të kaluar që është shkarkuar nga ministri Bytyqi. I njëjti ishte propozuar për emërim në bordin e fundit.

MASHT për të dytën herë ka propozuar sërish emrin e Herbert K.Amato për të qenë pjesë e bordit të Agjencisë së Akreditimit.

Propozimi i MASHT-it për bordin e AKA-së i është gëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“E ka përcjell një debat i madh në shoqëri dhe parlament dhe shpresoj që tani me propozimin e këtyre anëtarëve të Agjencisë, shpresoj që procesi të ecë përpara dhe to të kthehet gjendja në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, tha kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovë.

Exit mobile version