Ballina Femrat&Bukuria Këto fakte të paslindjes nuk ua thotë askush…

Këto fakte të paslindjes nuk ua thotë askush…

Të sjellësh në jetë një foshnje është një mrekulli, dhe ne shqiptarët kemi një shprehje për të treguar lidhjen e ngushtë të nënës me fëmijën, prandaj i themi “shpirti i shpirtit”.

Por shumë pak dimë se çfarë ndodh me trupin e femrës pas lindjes, pasi jemi fokusuar tek shtatzania dhe çfarë duhet për të patur një bebush të shëndetshëm.

  1. Ethet – Duke patur parsysh që gjatë shtatzënisë ka dhe luhatje hormonesh, kjo vazhdon dhe pak pas lindjes. Djersitje, ethe afatshkurtra barkut
  2. Brezi i barkut – Ditët e para do tu duhet të ecni nëpër shtëpi me këtë brez, pasi ju ndihmon të kaloni ënjtjen e barkut, dhe pse jo të bini në peshë.
  3. Marëdhëniet intime pas lindjes – Marëdhëniet intime javët e para pas lindjes janë të dhimbshme, dhe kjo për faktin se indet nuk janë shëruar tërësisht pas lindjes.
  4. Urinim i dhimbshëm – Për shkak se muskujt janë kontraktuar shumë, por kjo ndodh të femrat që kanë bërë një lindje natyrale dhe jo cezariane.
  5. Hemorroidet – Ato janë vërtetë të tmerrshme, por ja që pas lindjes së fëmijës në mënyrë natyrale tek femrat zhvillohen hemorroidet.
  6. Fryrja e gjokseve – Vetëm 2-5 ditë pas lindjes, derisa qumështi i gjirit të vijë siç duhet, ju do të vuani nga dhimbje të tmerrshme pasi keni më shumë qumësht se sa thith fëmija.
  7. Menstruacionet e dhimbshme – Menstruacionet e para pas lindjes vijnë pas javës së 10-të apo 20-të, në varësi të ushqyerjes me gji. Por janë më të dhimbshmet në jetë.
Exit mobile version