Këto janë vendet prej të cilave Kosova furnizohet me mish

Kosova njihet më shumë si importuese e produkteve të mishit sesa prodhuese e tij.

Për pasojë, këto ditë edhe doli në pah skandali me mish të prishur i importuar nga Belgjika.

Vetëm brenda vitit të kaluar, u importuan 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Sipas të dhënave të Doganës për Indeksonline edhe gjatë vitit 2017 në Kosovë ka hyrë mish nga shteti bleg.

Shteti nga i cili  importohet me se shumti mish është Brazili me më shumë se 13 milionë kg mish, shkruan Indeksonline.

Nuk mbetën keq as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas të dhënave janë importuar mbi 7 milionë e gjysmë mish  (7,551,613,64).

Përveç këtyre dy vendeve,  furnizimet me produkte të mishit bëhen edhe nga Paraguaji, ku brenda vitit të kaluar  është importuar  më shumë se 776 mijë kg mish (766.222.56).

Qytetarët kanë konsumuar mish edhe të Serbisë.  Në vitin që lamë rreth 20 mijë kg mish (apo 19,899, 45) u importuan në Kosovë.

Se sa është i sigurt për tu konsumuar gjithë kjo sasi e mishit është një dilemë pas skandalit të fundit me mishin e prishur që për 12 vite është ruajtur për konsumim njerëzor.

Teknologu i ushqimit, Milaim Krasniqi ka thënë për Indeksonline se konsumimi i mishit që vjen në Kosovë është shumë i dëmshëm, ndërsa shton se konsumatori nuk është aspak  i njoftuar me rreziqet që mund t’i kanosen.

“Konsumimi i këtij lloj mishi të importuar nga disa shtete latinoamerikane dhe disa shtete evropiane është shumë i dëmshëm për organizimin e njeriut. Konsumatori kosovar është pak ose aspak i njoftuar me rreziqet që i kanoshen nga ky lloj mishi. Përgjegjësia i ngel importuesit dhe inspektoriatit i cili merret me kontrollimin e mishit dhe nënprodukteve të saj. Secili produks ushqimor që futet në pikat doganore të Kosovës duhet të kontrollohen nga ekspert të kësaj fushe”, shprehet Krasniqi.

Për të gjitha llojet e produkteve të mishit dhe vende prej nga janë importuan i gjeni me poshtë në tri tabelat e doganës./Indeksonline/

Exit mobile version