Ballina Lajmet Kosovë KFOR, EULEX dhe organizatat e sigurisë në Kosovë me trajnim të përbashkët

KFOR, EULEX dhe organizatat e sigurisë në Kosovë me trajnim të përbashkët

Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:

Më 2 dhe 3 korrik 2026, pjesëtarë të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), të Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrelo, të quajtur “Golden Sabre 2026”.

Në këtë ushtrim do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

“Golden Sabre 2026” do të përfshijë angazhimin e një numri të madh personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën e ushtrimit dhe përreth saj, si dhe përgjatë rrugëve kryesore të komunikimit në afërsi.

Ushtrimi do të testojë aftësitë dhe procedurat e menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm kompleksë sigurie, përfshirë edhe trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe të fortë për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin, në të mirë të të gjithë qytetarëve në Kosovë”, theksoi komandanti i KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş.

KFOR thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si institucione të sigurisë.

Exit mobile version