Ballina Lajmet Kosovë KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë për ruajtjen e gatishmërisë

KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë për ruajtjen e gatishmërisë

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar stërvitje me armë zjarri në Prishtinë të mërkurën.

Sipas njoftimit të NATO-s, kjo stërvitje është pjesë e përpjekjeve për të ruajtjen e gatishmërisë dhe kapacitetit të lartë operativ.

Tutje bëhet e ditur se këto ushtrime janë thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it janë gjithmonë të përgatitura për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të sigurisë.

“Të tilla ushtrime ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave shumëkombëshe, që është kyç për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin NATO-s në Kosovë.

Exit mobile version