Një lajm i mirë vjen nga sportet dimërore – saktësisht nga komuniteti i skitarisë.
Sportistja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore, përcjell lajmi.net.
Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se Kryeziu ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Pekin.
Kiana është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Komitetit Olimpik.