Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kievi: Rusia ka humbur rreth 25 500 ushtarë në luftë

Kievi: Rusia ka humbur rreth 25 500 ushtarë në luftë

Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 25 500 ushtarë gjatë luftës me Rusinë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ku ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën Rusi-Ukrainë nga 24 shkurti deri më sot, tha se Rusia ka humbur 400 ushtarë në 24 orët e fundit.

Rreth 25 500 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa janë shkatërruar 199 avionë, 156 helikopterë, 1 130 tanke, 2 741 automjete të blinduara, 509 sisteme artilerie, 179 sisteme raketahedhëse dhe 86 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1 961 automjete, 12 anije dhe skafe dhe 360 mjete ajrore pa pilot. /atsh

Exit mobile version