Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kim Jong Un: Qëllimi i Koresë së Veriut të jetë forca bërthamore...

Kim Jong Un: Qëllimi i Koresë së Veriut të jetë forca bërthamore më e madhe në botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se qëllimi përfundimtar i vendit të tij është të zotërojë forcën më të madhe bërthamore në botë, pasi ai promovoi dhjetëra oficerë ushtarakë të përfshirë në lëshimin e fundit të raketës më të madhe balistike të Koresë së Veriut, raportuan mediat shtetërore të shtunën, transmeton Reuters.

Njoftimi vjen pasi Kim inspektoi provën e raketës së re balistike ndërkontinentale Hwasong-17 (ICBM).

“Ndërtimi i forcës bërthamore është për mbrojtjen e dinjitetit, sovranitetit të shtetit dhe njerëzve. Qëllimi i saj përfundimtar është të kemi forcën strategjike më të fuqishme në botë, forcën absolute të paprecedentë në shekull”, ka thënë Kim.

Ai e quajti Hwasong-17 “armën strategjike më të fortë në botë” dhe shtoi se ajo demonstroi vendosmërinë dhe aftësinë e Koresë së Veriut për të ndërtuar përfundimisht ushtrinë më të fortë në botë.

“Shkencëtarët koreano-veriorë kanë bërë një hap të mrekullueshëm përpara në zhvillimin e teknologjisë së montimit të kokave bërthamore në raketa balistike”, ka thënë Kim, pa dhënë detaje.

E aftë për të arritur në SHBA, lëshimi i raketës bëri që Shtetet e Bashkuara të bëjnë thirrje për një deklaratë presidenciale të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta mbajtur Korenë e Veriut përgjegjëse për testet e saj raketore, të cilat janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit. /koha

Exit mobile version