Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina bën thirrje për përmbajtje dhe dialog midis SHBA-së dhe Iranit

Kina bën thirrje për përmbajtje dhe dialog midis SHBA-së dhe Iranit

Kina sot përsëriti thirrjen e saj për “përmbajtje” dhe nevojën për dialog midis SHBA-së dhe Iranit, mes një forcimi masiv ushtarak amerikan në Gjirin Persik, transmeton Anadolu.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në Iran”, u tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning gazetarëve në Pekin.

“Kina mbështet zgjidhjen e çështjeve përmes kanaleve politike dhe diplomatike dhe kundërshton përdorimin e kërcënimit ose forcës në çështjet ndërkombëtare”, tha Mao kur u pyet nëse Kina do t’i bashkohej Rusisë në mbështetjen e Iranit “kundër çdo agresioni amerikan”.

“Populli kinez dhe ai iranian janë tradicionalisht miqësorë. Kina mbështet qeverinë dhe popullin iranian në mbrojtjen e të drejtave (të tyre) legjitime, interesave dhe stabilitetit kombëtar”, tha ajo.

Duke theksuar paqen, Mao tha: “Shpresojmë që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut”.

“Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv si një vend i madh përgjegjës”, shtoi ajo.

Deklarata nga Pekini erdhi ndërsa Irani dhe SHBA-ja do të zhvillojnë në Gjenevë të Zvicrës, raundin e tretë të bisedimeve indirekte nën ndërmjetësimin e Omanit.

Diplomacia bërthamore midis të dyjave rifilloi muajin e kaluar pas përpjekjeve të vendeve rajonale, përfshirë Turqinë, për të lehtësuar tensionet.

Bisedimet vijnë në mes të një forcimi të konsiderueshëm ushtarak amerikan në rajonin e Gjirit Persik, së bashku me një sërë stërvitjesh nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Exit mobile version