Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina heq rregullat e ashpra anti-Covid

Kina heq rregullat e ashpra anti-Covid

Kina ka tërhequr politikat e saj më të ashpra për COVID – duke përfshirë detyrimin e njerëzve në kampe karantine – vetëm një javë pas protestave historike kundër kontrolleve të rrepta.

Njerëzit me COVID tani mund të izolohen në shtëpi dhe jo në objektet shtetërore nëse kanë simptoma të lehta, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.

Ata gjithashtu nuk kanë më nevojë të tregojnë teste në shumicën e vendeve, megjithëse nevojitet një test PCR për shkollat dhe spitalet.

Qytetarët janë shprehur të lehtësuar por edhe të shqetësuar për ndryshimet e papritura.

Exit mobile version