Qeveria kineze ka njoftuar krijimin e një mekanizmi që do ta lejojë atë të kufizojë aktivitetet e kompanive të huaja, një masë e perceptuar gjerësisht si një hakmarrje ndaj SHBA-së, pas ndalimit nga presidenti Donald Trump të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.
Njoftimi vjen nga Departamenti kinez i Tregtisë, që nuk e përmend SHBA, dhe ka për qëllim kompanitë, aktivitetet e të cilave “minojnë sovranitetin kombëtar të Kinës dhe interesat e saj të sigurisë dhe zhvillimit”.
Njoftimi vjen pikërisht kur SHBA kanë ndaluar shkarkimin, duke filluar nga nesër, të aplikacioneve TikTok dhe WeChat në pronësi të gjigantëve kinezë ByteDance dhe Tencent.