Ballina Arritje Kina lançoi katër satelitë në hapësirë

Kina lançoi katër satelitë në hapësirë

Kina lançoi një raketë të llojit Long March 2D për të dërguar katër satelitë orbitën e tyre të paracaktuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua News, në mesin e satelitëve të lançuar dje, tre janë të dizajnuar të bëjnë vëzhgim me sensorë nga distanca dhe për të ofruar shërbime komerciale të sensorëve nga distanca.

Në raportim gjithashtu thuhet se sateliti i katërt do të përdoret për “verifikimin e teknologjisë së komunikimit satelitor”.

Ky ishte fluturimi i 479-të i serisë së raketave Long March.

Muajin e kaluar, Kina lançoi në hapësirë satelitin e saj të parë të komunikimit me panel të sheshtë.

Exit mobile version