Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kinë – Masat ”zero Covid-19” godasin ekonominë

Kinë – Masat ”zero Covid-19” godasin ekonominë

Kërkesa e dobët globale dhe masat e izolimit të koronavirusit në Kinë kanë shkaktuar një rënie masive në tregtinë e jashtme kineze.

Eksportet, të llogaritura në dollarë amerikanë, ranë me 8,7% në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rënie drastike që nga fillimi i pandemisë.

Kjo ishte rënia e dytë mujore radhazi.

Autoritetet në Pekin gjithashtu raportuan një rënie të importeve me 10,6%, më shumë se sa pritej.

Tregtia e jashtme ra me 9,5%.

Rënia e eksporteve u ndikua nga kërkesa e dobët globale për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve në rritje të energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit në Kinë për shkak të kufizimeve të vendosura më parë si rezultat i politikës së rreptë të Kinës “zero Covid-19” pengoi gjithashtu prodhimin në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Jens Hildebrandt, anëtar i bordit ekzekutiv të Dhomës Gjermane të Tregtisë (AHK), në Pekin tha se, bllokimet e nëntorit kishin ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe kishin ndikuar në konsumin e produkteve, duke shkaktuar një rënie të mprehtë të importeve. /atsh

Exit mobile version