Ballina Lajmet Kosovë Kinolli: Kemi arritur marrëveshje me LVV-në

Kinolli: Kemi arritur marrëveshje me LVV-në

Deputeti i Kuvendit nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kinolli tha se partia e tij ka zgjedhur kandidatin për ministër dhe shprehu gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Ne kemi kandidatin për ministër. Besoj që do të ketë reflektim nga të tjerët. Më e rëndësishmja është që institucionet të formohen, dhe ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona”, deklaroi ai para seancës.

Exit mobile version