Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kishida: Gjermania dhe Japonia forcojnë marrëdhëniet në një nivel të ri

Kishida: Gjermania dhe Japonia forcojnë marrëdhëniet në një nivel të ri

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe disa ministra te tjerë u takuan sot në Tokio dhe ranë dakord të punojnë së bashku gjatë konsultimeve të para të qeverisë gjermano-japoneze.

Bisedimet u fokusuan në bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa Berlini po kërkon të reduktojë varësinë ekonomike nga lëndët e para kineze mes të tensioneve globale të zinxhirit të furnizimit.

Në fillim të bisedimeve, Kishida tha se kjo do t’i çonte marrëdhëniet tashmë, të ngushta midis dy vendeve në një nivel të ri.

“Konsultimet ndërqeveritare do të avancojnë më tej bashkëpunimin tonë strategjik dhe ato janë një kontribut shumë i rëndësishëm për t’i dhënë këtij bashkëpunimi të ngushtë një shtysë të re që ne duam ta arrijmë së bashku”, tha Scholz.

Vitin e kaluar Japonia, e cila gjithashtu importon lëndë të para në një shkallë të lartë, miratoi në mënyrë specifike një ligj për sigurinë ekonomike, të cilin qeveria gjermane e sheh si model për t’u ndjekur. Një post i veçantë ministror është krijuar gjithashtu për çështjen kyçe.

Scholz shoqërohej nga ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, ministri i Financave, Christian Lindner, ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministri i Transportit, Volker Wissing.

“Në kushtet e ndryshimit drastik të situatës ndërkombëtare, forcimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve tona, përfshirë edhe formimin e rendit ndërkombëtar, është i një rëndësie të madhe”, tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Yasutoshi Nishimura në hapjen e konsultimeve dypalëshe.

Krahas zhvillimit të burimeve të lëndëve të para, Habeck tha se furnizimet me energji neutrale ndaj klimës ishin një fushë tjetër për bashkëpunim më të ngushtë. /atsh

Exit mobile version