Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kjo 11 vjeçare mbanë ligjërata për të drejtën palestineze

Kjo 11 vjeçare mbanë ligjërata për të drejtën palestineze

Gazetarja më e vogël e Palestinës, 11 vjeçarja Janna Jihad thotë se “beson se të gjithë fëmijët në botë janë brez i ri, që kanë mundësi të çlirojë Palestinën dhe të sjellin ndryshime”.

Gazetarja palestineze, e cila ndodhet në Afrikën Jugore për të marrë pjesë në disa aktivitete që u dedikohen ngjarjeve në tokat e Palestinës, për Anadolu Agency (AA) vlerësoi se zbatimet e javëve të fundit të Izraelit në Al-Aksa në asnjë mënyrë nuk janë të pranueshme.

“Ushtarët pushtues të Izraelit e mbyllën Al-Aksan dhe vendosën detektorë në portat e saj. Ata u munduan që të na frikësojnë dhe të na shtypin. U organizuan marshime dhe protesta të shumta. Në këto marshime dhe protesta brenda 48 orëve u plagosën më shumë se 400 persona. Në qytetin ku jetoj unë, në Nabi Salih pas çdo xhumaje realizohen protesta të tilla”.

“Kjo është një çështje njerëzore”

Ato që përjetohen në Palestinë, thotë Jihad, janë pjesë e politikës së Izraelit për frikësimin e popullit palestinez.

“Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga Palestina. Lufta për Palestinën apo çështja palestineze nuk është një çështje fetare. Ne si muslimanë, hebrenj, të krishterë, jetojmë qindra vite në tokat palestineze. Bota nuk duhet ta shohë këtë çështje në aspektin fetar. Kjo është një çështje njerëzore. Ne jemi duke luftuar me terroristët sionistë që e duan gjakun, kufomat dhe vrasjet”, shprehet Janna Jihad për AA.

“Al-Aksa është amanet i Pejgamberit për muslimanët”

Aktivisti palestinez Ahed Tamimi, duke vënë theksin në rëndësinë e Palestinës dhe Al-Aksas për muslimanët thotë se “Al-Aksa është amaneti i Pejgamberit për muslimanët”.

Ai duke u shprehur se është duke e ndjekur nga afër Turqinë dhe popullin turk, thotë se, “Shtetet si Turqia dhe Afrika Jugore janë me ne dhe po na mbështesin. E gjithë bota muslimane duhet të na japë më shumë mbështetje për Palestinën dhe Al-Aksan. Populli palestinez dhe turk duhet të rezistojnë së bashku për Al Aksan”.

Exit mobile version