Edhe gjatë ditës së sotme në Prishtinë po vërehet një përmirsim i dukshëm i cilësisë së ajrit.
Përderisa para tre ditëve po në të njejtën përiudhë Prishtina shënonte një nivel të ndotjes së ajrit prej mbi 200 ppm, sot instrumenti i vendosur nga Ambasada Amerikane shënon një numër prej 78 ppm të nivelit ndotës, duke rradhitur Kosovën në vendin e 33-të në Botë në këtë aspekt.
Ndërsa, gjatë pasditës së djeshme është liruar qarkullimi i veturave për në qendrën e Prishtinës pas dy ditëve bllokimi si masë e marrë nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Brendshme kundër ndotjes së ajrit.
Ndryshe, kjo çështje ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët e Prishtinës të cilët kanë protestuar gjatë ditës së mërkurë me kërkesën për marrjen e masave lidhur me këtë problematikë.
Ende nuk është konstatuar se nëse këto masa eksperimentale të marra nga Komuna dhe Ministria kanë dhënë efekt, mirëpo dy ditët e fundit janë vërejtur ndryshime pozitive në cilësinë e ajrit edhe në shtetet fqinjë, Serbinë e Maqedoninë, që jep të kuptohet se erërat dhe ngritja e temperaturave kanë ndikuar në pastrimin e ajrit.
