Ballina Lajmet Kosovë Kjo është kandidatja me mbulesë për kryetare të Pejës

Kjo është kandidatja me mbulesë për kryetare të Pejës

Partia Fjala ka kandiduar një femër me mbulesë për kryetare të Komunës së Pejës.
Partia e drejtuar nga ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka kandiduar Eneida Kelmendin për të parën e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie përmes një statusi në fcb.

“Ekonomistja Eneida Kelmendi – kandidate për Kryetare të Pejës FJALA ka emëruar Eneida Kelmendin kandidate për Kryetare të Pejës. Eneida Kelmendi është ekonomiste me profesion. Eneida Kelmendi njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Pejës”, shkruan Kelmendi në fcb.

Exit mobile version