Ballina Lajmet Kosovë Kjo është rroga e kryeministrit, Albin Kurti

Kjo është rroga e kryeministrit, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e kryeministrit do të jetë 17. Kur kjo e fundit shumëzohet me 105 euro, del se paga e tij do të jetë 1 mijë e 785 euro.

Exit mobile version