Ballina Sport Futboll Kjo fotografia po ua ‘thyen’ zemrat gjithë tifozëve të futbollit

Kjo fotografia po ua ‘thyen’ zemrat gjithë tifozëve të futbollit

Tottenham me një përmbysje të madhe në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Ajax me tre gola të shënuara, ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Ajax, edhe pse kishte epërsi prej 2:0 pas pjesës së parë, në pjesën e dytë ka përjetuar një përmbysje të rëndë, kur Lucas Moura shënoi tri herë, për të dërguar në finale skuadrën e Pochettinos.

Goli i fitores për Tottenham i shënuar nga Moura, erdhi në minutën e 96’-të të takimit.

Humbja në këtë mënyrë, ka dëshpëruar shumë lojtarët e Ajax, të cilët nuk po besonin në atë që iu ndodhi në fund të ndeshjes.

Në rrjetet sociale, po qarkullon një fotografi dëshpëruese e lojtarëve të Ajax pas ndeshjes kundër Tottenhamit, të shtrirë në tokë e të dorëzuar./Lajmi.net/

Exit mobile version