Ballina Auto Kjo makinë mori Çmimin Botëror të Makinës së Vitit

Kjo makinë mori Çmimin Botëror të Makinës së Vitit

Hyundai dy herë radhazi rrëmbeu Çmimin Botëror të Makinës së Vitit.

Vitin e kaluar ishte modeli Ioniq 5 i Hyundai-t që mori titullin Makina Botërore e Vitit dhe tani është radha e Ioniq 6 të ri.

E megjithatë të dy nuk mund të ishin më ndryshe – Ioniq 6 nuk ndoqi dizajnin e Ioniq 5, dhe makinat janë aq të ndryshme sa nuk duken sikur janë bërë nga i njëjti prodhues.

Gjatë panairit të automjeteve në New York 2023 që po zhvillohet tani, modelit Ioniq 6 iu dhanë fillimisht çmimet “World Design Car” dhe “World Electric Vehicle”, për të marrë përfundimisht titullin e përgjithshëm të Makinës Botërore të Vitit 2023.

Por ky nuk ishte fundi i çmimeve për Grupin Hyundai – modelit Kia EV6 GT iu dha titulli i Makinës Botërore për Performancë 2023.

Exit mobile version