Ballina Sport Futboll Klasikja i takon Real Madridit

Klasikja i takon Real Madridit

Kylian Mbappe ka vendosur “El Clasicon” e parë të edicionit në La Liga.

Ylli francez shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Barcelonës. Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në “Camp Nou”. I takoi xhiros së dhjetë të kampionatit spanjoll.

Barcelona e kërkoi fitoren e dhjetë rresht në La Liga, që do të ishte historike. Por madrilenët shfrytëzuan më mirë rastet e krijuara dhe festuan në fund.

Barcelona mbetet lidere me 27 pikë. Dy më pak i ka Atletico Madridi në pozitën e dytë. Real Madridi tani afrohet në tri pikë me kreun. Është i treti me 24 pikë.

Mbappe e shënoi golin e parë në minutën e 41-të. Në fakt ishte gol me fat. Topi i larguar nga mbrojtja e Barçës goditi këmbën e Mbappes dhe përfundoi në rrjetë. Me rezultatin 1:0 në të mirë të Madridit përfundoi pjesa e parë.

Edhe
S’ndalet drama, barazon Madridi
Futboll 11 jan 2026
S’ndalet drama, barazon Madridi
Barcelona rriti tempon në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 61-të. Raphinha ishte realizator, me asistim të Pedrit.

Derisa Barcelona e kërkonte golin e fitores, në skenë doli zëvendësuesi Eduardo Camavinga. Pas një aksioni të bukur individual të tij, Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të.
Mbappe tani i ka 100 gola për Real Madridin.

Exit mobile version