Ballina Lajmet Kosovë Klinikat e QKUK-së po pajisen me mjete të reja

Klinikat e QKUK-së po pajisen me mjete të reja

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se po mundohen vazhdimisht që të plotësojnë klinikat e QKUK-së me pajisjet e nevojshme që deri tani kanë munguar, njofton Klan Kosova.

Ministri ka përmendur një shembull të një pacienti, operacioni i të cilit është kryer me sukses pasi Kirurgjia Torokale është pajisur me një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty.

“Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë”.

“Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro”.

“Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi”.

“Në javën që vjen do t’i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore”.

Exit mobile version