Ballina Sport Futboll Klopp dëshiron qëndrimin e Firminos

Klopp dëshiron qëndrimin e Firminos

Trajneri Juergen Klopp ka bërë të ditur se dëshiron që sulmuesi Roberto Firmino të mbetet pjesë e Liverpoolit edhe përtej këtij sezoni. Së fundmi, është raportuar se Firmino mund të largohet nga Liverpooli, pasi kontrata me ekipin anglez i skadon në verë.

Klopp ka insistuar se braziliani është një lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij dhe për këtë arsye dëshiron që Firmino të qëndrojë.

“E kam thënë edhe më herët dhe po e them edhe tani se dua që Firmino të mbetet këtu”, ka insistuar Klopp.

Firmino, 31-vjeçar, është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Hoffenheimi, ndërsa këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Exit mobile version