Pavarësisht se dekreti i ri i masave anti-Covid në Itali nuk lejon hapjen e stadiumeve për tifozët para datës 7 tetor, klubet e Serisë A nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po bëjnë një tjetër tentativë.
Opsioni për hapjen e stadiumit në masën 20% të kapacitetit ka rënë tashmë, por klubet po punojnë për të arritur një marrëveshje për të futur në shkallët e impianteve të paktën 1000 persona.
Dekreti aktual parashikon hapjen e stadiumeve për 1000 persona vetëm për evente të caktuara, por jo për ndeshje periodike si kampionatet, megjithatë në Itali besojnë se do të marrin miratimin edhe për ndeshjet e Serisë A.
Gjithsesi klubet e mëdha italiane kanë humbur 20-40 milionë euro për periudhën që stadiumet ishin të mbyllura për shkak të pandemisë dhe po këmbëngulin për rikthimin e normalitetit sa më shpejt.