Ballina Lajmet Kosovë Kocijanciç: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova

Kocijanciç: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciç, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të punojë me Serbinë për një proces të fortë dhe më të shpejt të anëtarësimit, transmeton lajmi.net.

“BE-ja është e angazhuar fort për qëllimin strategjik të Serbisë në anëtarësimin e saj në BE. Ne i kuptojmë përpjekjet e Serbisë dhe do të punojmë së bashku për të forcuar dhe përshpejtuar procesin e anëtarësimit”, ka thënë Kocijanciç.

Exit mobile version