Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Argjentinë digjet në krematorium

Kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Argjentinë digjet në krematorium

Rusia dhe Argjentina kanë përdorur një krematorium në Buenos Aires, për të djegur 389 kg kokainë të sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Ambasadën ruse. Sasia e kokainës së shkatërruar përllogaritej të kapte vlerën e 80 mln eurove, raporton BBC.

Një ish-kujdestar i Ambasadës dhe një polic argjentinas janë mes 6 personave të arrestuar në të dyja vendet. Djegia e drogës i jep fund një operacioni tejet të gjatë policor, që gjithsesi nuk i bën përshtypje asnjë trafikanti.

Në vitin 2016, ish-ambasadori rus njoftoi zyrtarët argjentinas mbi 12 valixhe të gjetura të fshehura në një paradhomë të Ambasadës. Problemi në fakt ishte se ato ishin të mbushura me drogë.

Policia argjentinase mundi të hynte në paradhomë nëpërmjet një çelësi të Ambasadës në kulmin e natës dhe e zëvendësoi kokainën me miell. Ata i vendosën gjithashtu “GPS” valixheve, për t’i gjurmuar se ku do të shkonin. Plani që kishin në mendje ishte që të prisnin të zotët të vinin e t’i merrnin valixhet, sigurisht për t’i arrestuar.

Por, policisë iu desh një pritje tejet e gjatë, sipas asaj që shpjegon ministrja argjentinase e Sigurisë, Patricia Bullrich.

“Operacioni zgjati 14 muaj dhe në një moment menduam se nuk do të vinin të merrnin ngarkesën etyre. Menduam gjithashtu se ata kishin kuptuar që dikush ishte vënë në shënjestër. Por, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Një vit më vonë, valixhet mbërritën në Moskë, aty ku ndodhën edhe arrestimet. Ende mbetet e paqartë se, përse të dyshuarit pritën kaq gjatë për të transferuar drogën.

Ambasadori rus, Dmitry Feoktistov, dhe ministrja Bullrich morën pjesë në djegjen e sasisë së narkotikëve gjatë së martës./Ora News

Exit mobile version