Ballina Lajmet Kosovë “Kolltuku i ambasadorit” ia ndërron mendjen Gjergjit: Turqia mike dhe partner strategjik...

“Kolltuku i ambasadorit” ia ndërron mendjen Gjergjit: Turqia mike dhe partner strategjik yni

Ambasadori i ardhshëm i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, siç duke ka ndryshuar qëndrim për shtetin e Turqisë.

Para disa ditësh, i njëjti Turqinë e krahasonte me gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

Por si duket “kolltuku i ëmbël” i ambasadorit, ka bërë që Dedaj të ndërrojë mendje.

E në një postim të sotëm në Facebook, Dedaj ka shkruajtur se Turqia është shtet mike, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është partner strategjik i Kosovës.

Dedaj, që pas qëndrimeve të tij u kritikua ashpër nga komuniteti turk në Kosovë, por edhe nga shoqëria civile dhe politikanë të ndryshëm, në statusin e tij po ashtu ka shkruar se edhe Serbia e sotme është një shtet fqinj me të cilin duhet të tejkalojmë të kaluarën dhe të kemi njohje.

Ky është postimi i plotë i Dedajt në Facebook:

“Ne Shkup do te jam ambasador, perfaqesues i Republikes se Kosoves, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe, religjioni dhe ideologjie politike. Turqia eshte shtet mike e cila ka njohur pavaresine e Kosoves dhe eshte partner strategjik i Republikes se Kosoves, kurse Serbia e sotme, eshte shtet fqinj,me te cilen duhet ta tejkalojme te kaluaren dhe te kemi njohje, bashkepunim reciprok fqinjesore dhe raporte ndershteterore!”

Exit mobile version