Benjamin Kololli është deklaruar pas fitores 2:0 të Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ kundër Malit të Zi.
“Krejt ekipi jemi paraqitur mirë, krejt e kanë dhënë maksimumin, shumë e rëndësishme që fituam sot”, ka deklaruar Kololli për SuperSport Kosova, përcjell lajmi.net.
“Gjithë lojën e kemi pasur në kontroll. Në lojë kemi qenë më të mirë se ata”
“Të fokusohemi për të gjitha ndeshjet, shkojmë të fitojmë edhe në Çeki”.
Në pyetjen se a e meriton Kosova kualifikimin në Euro 2020, Kololli u përgjigj: “Besoj se po. Kush thotë që jo, e ka shumë gabim”.