Kolonë izraelitë të paligjshëm kanë dëmtuar rreth 40 pemë ulliri në qytetin Mukhamas, në verilindje të Jerusalemit Lindor të pushtuar, njoftuan autoritetet lokale palestineze.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Guvernatoria e Jerusalemit tha se kolonët bastisën zonën al-Hayy të Mukhamasit dhe prenë dhjetëra pemë ulliri në pronësi të një qytetari palestinez. Sulmi u cilësua si pjesë e një modeli të vazhdueshëm dhune kundër palestinezëve dhe tokave të tyre.
Autoritetet lokale shtuan se incidenti vjen pak ditë pasi ushtria izraelite shkatërroi një park dhe kënd lojërash për fëmijë në qytet, në kuadër të presioneve për të forcuar kontrollin mbi zonën.
Sipas deklaratës, kolonët së fundmi kanë ngritur një post të paligjshëm pranë Mukhamasit, e cila është shndërruar në pikë grumbullimi për sulme të përsëritura ndaj fermerëve dhe tokave bujqësore palestineze.
Ndërkohë, Komisioni për Rezistencën ndaj Kolonizimit dhe Murit bëri të ditur se vetëm gjatë muajit nëntor, kolonët izraelitë kryen 621 sulme kundër palestinezëve dhe pronës së tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas shifrave palestineze, që nga tetori i vitit 2023, forcat izraelite dhe kolonët kanë vrarë të paktën 1,093 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, kanë plagosur rreth 11,000 persona dhe kanë arrestuar afërsisht 21,000 të tjerë. /mesazhi
