Kolonë izraelitë kanë hyrë sot në qytetin Turmusajja, në veri të Ramallahut, ku kanë sulmuar pronat e banorëve.
Burime lokale bënë të ditur se grupe kolonësh kanë bastisur zonën dhe kanë hequr me forcë e vjedhur dyert kryesore të disa shtëpive (vila) në ndërtim, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas të njëjtave burime, kolonët dy ditë më parë kishin lëruar edhe tokat e banorëve të Turmusajjas, në favor të një pike të re koloniale të ngritur së fundmi në perëndim të qytetit. /mesazhi
