Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonët fanatikë hebrenj bastisën xhaminë Al-Aksa – VIDEO

Kolonët fanatikë hebrenj bastisën xhaminë Al-Aksa – VIDEO

Kolonët fanatikë hebrenj bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e policisë izraelite në ditën e parë të Pashkës hebraike, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, 219 kolonë fanatikë hebrenj hynë në oborrin e Xhamisë al-Aksa në ditën e parë të Pashkës.

Dëshmitarët okularë njoftuan se policia izraelite mbylli dyert e Xhamisë Al-Aksa që në orët e mëngjesit, duke mos lejuar hyrjen e muslimanëve.

Kolonët fanatikë hebrenj më pas bastisën Xhaminë al-Aksa nga Porta Megharibe në grupe nën kontrollin e policisë izraelite.

Pas përfundimit të bastisjeve, policia izraelite u tërhoq nga oborret e Xhamisë Al-Aksa.

Policia izraelite, e cila po përgatitej për bastisjen e kolonëve hebrenj pasdite, ka konfiskuar edhe letërnjoftimet e të rinjve palestinezë që kishin ardhur në namazin e drekës.

Gjithashtu policia izraelite e bëri këtë për të siguruar që palestinezët të dilnin jashtë gjatë bastisjes së kolonëve hebrenj. Kolonët hebrenj shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa gjatë festave fetare.

Exit mobile version