Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonët hebrej “pushtojnë” Al Aksanë

Kolonët hebrej “pushtojnë” Al Aksanë

Rreth 300 kolonë hebrenjë, në shoqërim të policisë izraelite hynë në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem.

Firas al-Dibs, zëdhënës i Fondacionit Al-Aksa në Jerusalem, sot e konfirmoi se një grup prej 312 kolonëve hebrenjë, në shoqërim të policisë izraelite, hynë në kompleksin Al-Aksa i cili është vendi i tretë më i shenjtë i besimit islam në botë, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

Ai shpjegoi se “pushtimi” i kolonëve hebrenj ishte si pasojë e thirrjes së grupit hebre për pelegrinazhin e Jerusalemit për të përkujtuar një nga festat më të vjetra hebreje Sukot, e cila shënohet nga e mërkura e kaluar deri në fund të kësaj jave, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë katër ditëve të fundit rreth 2.000 kolonë hebrenjë kanë hyrë në Al-Aksa.

Exit mobile version