Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonët izraelitë akuzohen për djegien e një xhamie në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë akuzohen për djegien e një xhamie në Bregun Perëndimor

Kolonë izraelitë dyshohet se i kanë vënë zjarrin xhamisë Al-Rahma në qytetin Kusra, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportojnë mediat lokale.

Pamjet e verifikuara nga Al Jazeera tregojnë zjarrin që përfshiu xhaminë në qytetin që ndodhet në jug të Nablusit. Qendra Palestineze e Informacionit, duke cituar burime lokale, tha se zjarri ishte shkaktuar nga kolonët izraelitë.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë arrestuar rreth 80 palestinezë gjatë bastisjeve në disa zona të Bregut Perëndimor. Sipas agjencisë palestineze Wafa, arrestimet janë kryer në Tal, Ramallah, Jenin, Hebron, Betlehem dhe Tulkarem.

Forcat izraelite kanë zhvilluar gjithashtu një operacion të gjerë në qytetin e Jeninit dhe në disa fshatra përreth. Sipas transmetuesit izraelit Kan, në Bregun Perëndimor janë vendosur kufizime të rrepta të qarkullimit dhe pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore dhe hyrjet e fshatrave. /mesazhi

Exit mobile version