Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonët izraelitë djegin 400 pemë ulliri në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegin 400 pemë ulliri në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë i vunë flakën qindra pemëve të ullirit që u takonin fermerëve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur një aktivist lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

Fouad Al-Amor, një anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Fshatrave Palestineze, tha se kolonët hodhën “objekte të dyshimta” në tokë afër zonës Khallet Ad-Dabi në lindje të qytetit Yatta të El-Halilit (Hebron), që shkaktoi shpërthimin e zjarrit.

“Thuajse 400 pemë ulliri u dogjën dhe u dëmtuan, duke përfshirë rreth 250 pemë mbi 15 vjeç të vjetra”, tha ai për AA.

Al-Amor vazhdoi duke thënë se kolonët sulmuan një shtëpi palestineze dhe shkatërruan një rrjet të furnizimit me ujë në të njëjtën zonë.

Të dhënat izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650.000 kolonë që jetojnë ilegalisht në 164 vendbanime të ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Exit mobile version