Ballina Lajmet Kosovë Kolonizim në veri të Kosovës: “Lugina e Diellit” mbushet ne...

Kolonizim në veri të Kosovës: “Lugina e Diellit” mbushet ne shtëpitë e serbëve

Në veri të Kosovës, lagjja  “Lugina e Diellit” po zhvillohet me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim të shqiptarët, të cilët kërkojnë ndaljen e ndërtimeve ilegale të banimit.

Por tani, Lugina e Diellit ka marrë pamje të re. Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit, raporton KTV.

Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.

Zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim.

Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, vazhdimi i punimeve kishte bërë që kjo ministri ta dërgonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ministria e Mjedisit nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës.

Në këtë gjykatë kanë konfirmuar se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar. /koha/

Exit mobile version