Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kompanitë gjermane humbin miliarda euro nga sulmet kibernetike

Kompanitë gjermane humbin miliarda euro nga sulmet kibernetike

Një studim i ri zbuloi se sulmet kibernetike dhe spiunazhi industrial kanë shkaktuar humbje prej 43 miliardë euro (50 miliardë dollarë) për kompanitë gjermane në dy vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata dixhitale gjermane Bitkom sot tha se 68 për qind e kompanive gjermane janë bërë viktimë e sulmeve kibernetike, sabotimit, vjedhjes së të dhënave ose spiunazhit.

“Shumë kompani gjermane janë liderë të tregut në mbarë botën që i bën ata shumë tërheqës për kriminelët”, tha kryetari i Bitkom, Achim Berg, në një konferencë për media në Berlin.

Sipas studimit të Bitkom, në rreth 63 për qind e incidenteve, punonjësit e tanishëm ose të mëparshëm të kompanive ishin të përfshirë në sulmet kibernetike ose spiunazhit industrial.

Në 29 për qind të incidenteve, besohet se hakerët që kanë hobi atë kanë qenë përgjegjës për sulmet, ndërsa shërbimet e huaja të zbulimit u identifikuan në 11 për qind të rasteve.

Exit mobile version