Ballina Arritje Teknologji Kompjuterët dhe laptopët Windows do të kenë një buton të ri Copilot...

Kompjuterët dhe laptopët Windows do të kenë një buton të ri Copilot në tastierë

Sipas Yusuf Mehdi, njeriu përgjegjës për biznesin e Windows dhe Surface të Microsoft, një buton Copilot është ndryshimi i parë madhor në një tastierë kompjuteri Windows në të paktën 3 dekada.

Microsoft dhe prodhuesit e kompjuterëve Windows do të shtojnë një buton “Copilot” në tastierë për të bërë më të thjeshtë lançimin e asistentit me inteligjencë artificiale të Microsoft, një përpjekje e cila synon dekurajimin e përdorimit të asistentëve të tjerë.

Prodhuesit e kompjuterëve do të zëvendësojnë një prej butonave ekzistues në të djathtë të butonit të hapësirës i cili do të shërbejë si komandë për lançimin e Copilot.

Aktualisht duhet të përdorin shkurtesën Win + C për lançimin e saj. Microsoft po drejtohet nga 2024 me një rimodelim të madh të Windows i cili njihet ndryshe edhe si Windows 12 dhe që ka në fokus inteligjencën artificiale.

Sipas Yusuf Mehdi, njeriu përgjegjës për biznesin e Windows dhe Surface të Microsoft, një buton Copilot është ndryshimi i parë madhor në një tastierë kompjuteri Windows në të paktën 3 dekada.

Por kjo deklaratë nuk është plotësisht e vërtetë ndërsa Microsoft është përpjekur të vendosë një buton edhe për Cortana, diçka që e arriti në bashkëpunim me Toshiba.

Exit mobile version