Ballina Lajmet Kosovë Komuna e Malishevës lejon disa veprimtari të punojnë

Komuna e Malishevës lejon disa veprimtari të punojnë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur një takim të zgjeruar të Shtabit Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, ku është shqyrtuar situata aktuale atje.

Në këtë takim është bërë propozimi për lejimin edhe të disa veprimtarive tjera të punojnë, pas vendimit të mëhershëm për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste, njofton Komuna e Malishevës.
“Pas shqyrtimit të situatës, me propozim të shtabit komunal dhe në pajtueshmëri edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike në KK të Malishevës, u mor vendim për plotësimin e urdhëresës 01/247, përmes së cilës lejohen të punojnë edhe disa veprimtari tjera afariste”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Veprimtaritë të cilat do të lejohen të punën nga dita e nesërme (e martë, 21.042020), janë këto: pikat e shitjes së derivateve dhe gazit, kompanitë që merren me grumbullimin e grurit dhe furnizimit me miell, ato të grumbullimit të qumështit, kompanitë bankare dhe përfaqësitë të cilat bëjnë transfere të parave, fabrikat e përpunimit të letrës, shërbimet e internetit dhe kabllovikut, depot që merren me furnizim të materiali ndërtimor, automekanikët, gomisterët dhe autolarjet”.
Veprimtaritë tjera vazhdojnë të mos lejohen të punojnë, deri në një vendim tjetër.

Exit mobile version