Ballina Lajmet Kosovë Komuna e Prishtinës anulon testimin e Alarmit Publik

Komuna e Prishtinës anulon testimin e Alarmit Publik

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka anuluar testimin e Sistemit të Alarmit Publik i paraparë për të shtunën.

Sipas njoftimit të kësaj komune, anulimi është bërë për shkak se nesër do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet në njoftim. /teve1

Exit mobile version