Ballina Lajmet Kosovë Komuna e Prishtinës miraton bartjen e mjeteve vetanake

Komuna e Prishtinës miraton bartjen e mjeteve vetanake

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove.

Për votuan 38 asamblistë e një abstenoi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ky vendim do t’i ndihmojë në zhbllokimin e proceseve në kryeqytet.

“I falënderoj të gjithë asamblistët që votuan këtë bartje e cila do t’i ndihmoj kauzës sonë për të zhbllokuar proceset në kryeqytet. Uroj edhe një herë që edhe 35 milionë tjerë të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, miratimi i buxhetit të kryeqytetit për vitin 2026 është shtyrë për t’u votuar nga asambleistët e rinj të Kuvendit Komunal.

“Pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte më e drejtë nëse votohet nga asambleistët e rinj, sepse sot mora lajmin që janë certifikuar edhe kryetarët, kështu që tani mund të vendosim seancën e re”, ka deklaruar Rama.

Exit mobile version